Misioni i Qendrës për Jetën "Shën Jozefi" është mbrojtja e jetës njerëzore që nga ngjizja deri në vdekjen natyrore të personit. Qëllimi ynë është krijimi i një kulture jete në shoqëri, që e mbron jetën njerëzore në të gjitha aspektet e saj. Vëmendje të veçantë iu kushtojmë nënave dhe çifteve që përballen me një shtatzëni të paplanifikuar, duke i ndihmuar ata, si përmes këshillimit, ashtu edhe përmes ndihmës konkrete, që ta mirëpresin jetën e re.
Qendra për Jetën “Shën Jozefi” është një OJF e regjistruar pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë dhe që vepron në qytetin e Lezhës që nga data 04.12.2018. Përpara kësaj date, qendra ka ofruar shërbime këshillimi dhe ndihme që nga viti 2012 në kuadër të një projekti me zyrën e Caritas Lezhë.
Gjatë këtyre viteve të pranisë sonë në Maternitetin e Lezhës, kemi mundur që t’iu vinim në ndihmë shumë familjeve dhe nënave pa përkrahje për t’i lindur fëmijët e tyre. Edhe pse nuk duam të shpallim statistika, besojmë që ia vlen të përmendet se:
- mbi 50 foshnje i kanë shpëtuar abortit, 7 prej të cilëve janë dhënë për birësim;
- rreth 90 familje janë ndihmuar për të përballuar vështirësi të ndryshme me fëmijët e tyre;
- rreth 270 gra janë këshilluar lidhur me çështjet e riprodhimit dhe kanë gjetur ngushëllim pas abortit;
- mbi 300 të rinj e të reja dhe mbi 400 të rritur janë trajnuar lidhur me pasojat e kontraceptivëve dhe abortit.
E falënderojmë Zotin për çdo foshnje, të lindur e të palindur. I përgëzojmë nënat për zgjedhjen e tyre heroike. E në mënyrë të veçantë, i falënderojmë të gjithë ata që me bujari e fisnikëri na kanë ndihmuar financiarisht për t'iu ardhur në ndihmë nënave dhe foshnjave në kohën e duhur dhe me mjetet e duhura. Ju jemi thellësisht mirënjohës!
Ne besojmë ngultas se edukimi dhe formimi i shëndoshë i të rinjve, lidhur me respektimin e dinjitetit njerëzor, është thelbësor për parandalimin e abortit dhe për një jetë të shëndetshme. Për këtë arsye, qendra jonë angazhohet që të ofrojë programe formimi që i ndihmojnë ata që të bëhen mbrojtës të jetës me vendimet dhe me jetën e tyre. Vetëm kështu sigurojmë që të kemi një shoqëri të angazhuar në mënyrë aktive për mbrojtjen e më të pambrojturve, që janë fëmijët e palindur.
Që të vazhdojmë të shpëtojmë jetë dhe që ta zgjerojmë edhe më tej punën tonë me programe të reja për nënat, baballarët, të rinjtë dhe të rejat tona, po ju drejtohemi që të na ndihmoni me mbështetjen tuaj konkrete financiare. Shuma prej 1.000.000 Lekësh, që po kërkojmë, na ndihmon që të mbulojmë shpenzimet e nevojshme për t'i mbajtur hapur dyert e qendrës për 1 vit. Kështu do të mund t'i përmbushim të gjitha detyrimet e përmuajshme dhe të ofrojmë shërbime më të mira e gjithmonë në rritje për të gjitha rastet aktuale dhe të reja. Çdo shumë e dhuruar i ndihmon një fëmije të ngjizur që ta gëzojë dhuratën e madhe, të bukur dhe të papërsëritshme të jetës!
Duke ju falënderuar paraprakisht, ju sigurojmë lutjet tona për secilin e secilën prej jush që do të keni mirësinë të dhuroni apo ta shpërndani këtë njoftim. Zoti ju bekoftë!
Me mirënjohje,
Kimete Klenja
Drejtuese Ekzekutive
Qendra për Jetën "Shën Jozefi"
---
Support for St. Joseph Pro-Life Center
The mission of St. Joseph Pro-Life Center is to protect human life from conception until natural death. Our goal is to foster a culture of life in society—one that defends human life in all its aspects. We give special attention to mothers and couples facing unplanned pregnancies, supporting them through counseling as well as practical assistance, so that they may welcome new life.
St. Joseph Pro-Life Center is a registered non-profit organization with Tirana District Court and has been operating in the city of Lezhë since December 4, 2018. Prior to this date, the Center had been providing counseling and assistance services since 2012 as part of a project in cooperation with Caritas Lezhë office.
Throughout these years of our presence at Lezha Maternity Hospital, we have been able to assist many families and unsupported mothers in giving birth to their children. Although we do not wish to publish detailed statistics, we believe it is worth noting that:
- more than 50 babies have been saved from abortion, 7 of whom were placed for adoption;
- approximately 90 families have received assistance in facing various difficulties related to raising their children;
- around 270 women have been counseled on reproductive issues and have found comfort and healing after abortion;
- over 300 young people and more than 400 adults have been trained regarding the consequences of contraception and abortion.
We thank God for every baby, born and unborn. We commend mothers for their heroic choices. In a special way, we thank all those who, with generosity and kindness, have supported us financially, enabling us to assist mothers and babies at the right time and with the necessary means. We are deeply grateful.
We firmly believe that education and sound formation of young people, rooted in respect for human dignity, is essential for the prevention of abortion and for the promotion of a healthy life. For this reason, our Center is committed to offering formation programs that help individuals become defenders of life through their decisions and their way of life. Only in this way can we ensure a society actively engaged in protecting the most vulnerable—the unborn.
To continue saving lives and to further expand our work through new programs for mothers, fathers, and young people, we kindly ask for your concrete financial support. The amount of 1,000,000 Albanian Lekë (around 10,000 Euros) we are requesting will help cover the necessary expenses to keep the Center open for one year. This will allow us to meet all monthly obligations and to provide increasingly effective services for both current and new cases. Every donation helps a conceived child receive the great, beautiful, and irreplaceable gift of life.
Thanking you in advance, we assure you of our prayers for each and every one of you who choose to donate or share this appeal. May God bless you.
With gratitude,
Kimete Klenja
Executive Director
St. Joseph Pro-Life Center