Pershendetje,
Une jam Mirandi 37 vjec, prind i dy femijeve nga fshati Eçmenik i Devollit.
Vuaj prej vitesh nga Skleroza Multiple, gjendja ime sa vjen dhe behet edhe me serioze. Aktualisht nuk mund te leviz fare. Pas vizitave te ndryshme dhe rezonances magnetike, mjeket me thane qe kam demtime serioze te palces kurrizore dhe nese nuk bej fizioterapi pasojat jane fatale.
Ndaj kam kerkuar ndihmen tuaj financiare per te filluar fizioterapi. Nese me mblidhen rreth 1.5 milione (te vjetra) mund te bej fizipterapi per dy muaj.
Ju lutem me ndihmoni me aq sa keni mundesi, cdo ndihme e vogel ka vlere per mua.
Te gjitha te ardhurat menaxhohen nga une Geldone, bashkeshortja e Mirandit pasi ai nuk ka mundesi te shkoje ne banke te hapi llogari. Pasi te transferohen ne llogarine time, parate do perdoren per fizioterapine e Mirandit.
Ju uroj te keni shendet ne familjet tuaja!